Liverpul nuk arriti ta niste me fitoren fushatën e fazës ne grupe te Uefa Champions League. Ne ndeshjen e pare te vlefshme per grupin E dhe te transmetuar drejtpërdrejt ne Vizion Plus, te kuqte nuk shkuan me shume se barazimi 2-2 me Seviljen.

 

Ne fakt ishin miqtë qe surprizuan jo pak ne Anfild Roud kur gjeten te paret rrjetën qe ne minutën e 5 me Ben Jeder. Gjithsesi te kuqte arritën te barazojnë shifrat ne minutën e 21 me Firmino, ndërsa përmbysen gjithçka kur Salah ne minutën e 37 kaloi per here te pare ne avantazh anglezet. Skuadra e Jurgen Klop mund te kishte thelluar rezultatin 3 minuta nga fundi i pjesës se pare nëse Firmino do te ishte me i sakte nga pika e bardhe e penalltisë.

 

Edhe pse vendasit luajtën mjaft mire u goditen ne minutën e 72 kur Correa sigloi shifrat përfundimtare 2-2. Barazim edhe ne sfidën tjetër te këtij grupi, por 1-1 mes Maribor dhe Spartakut te Moskës me te dy golat te shënuar ne pjesën e dyte. Ruset gjeten te paret rrugën e golit me Samedov përpara se Bohar te barazonte shifrat.

 

Manchester City e nisi ne mënyrën me te mire fazën e grupeve, teksa shpartalloi ne Roterdam Fejenord me rezultatin e thelle 4-0. Heroi i citizens qendërmbrojtësi Stones autor i nje dopiete, ndërsa lanë gjurme ne ketë ndeshje edhe Aguero dhe Gabriel Jesus.

 

Dështon Napoli ne javën e pare te fazës se grupeve, teksa u mund ne fushën asnjanëse te Harkovit 2-1 nga Shaktar Donjeck. Taison shënoi i pari per vendasit ne minutën e 15, ndërsa Ferreyra ne pjesën e dyte shfrytëzoi mjaft mire nje dalje te gabuar te Reines. Ne minutën e 72 Milik ngushtoi diferencën nga pika e bardhe.

 

Rezultati me surprize erdhi nga Do Dragao ku Beshiktash mundi vendasit e Portos 3-1. Taliska shënoi i pari per turqit përpara se Toshic me autogolin e tij u dha barazimin vendasve. Por 7 minuta me vone Tosun me nje gjuajtje potente kaloi përsëri ne avantazh beshiktash. 4 minuta nga fundi i takimit Rajan Babel vulosi rezultatin 3-1.

 

Kampionet ne fuqi te Europes, Reali i Madridit munden pa sforco te madhe 3-0 ne Santiago Bernabeu, Apoel Nikosia. Heroi i spanjolleve Kristiano Ronaldo rikthimit i te cilit ne skuadër përkoi me nje dopiete ndërkohe Serxhio Ramos vulosi rezultatin me nje rafishate. Emocione edhe ne Uembli ku Totenhem theu tabunë e fushës, teksa mundi 3-1 Borusia Dortmund.

 

Koreani Son shënoi qe ne minutën e 4 por Jarmolenko ne te 11-en befasoi vendasit. Me pas ne skene doli heroi i mbrëmjes Hari Kejn, i cili shënoi dy gola per londinezet duke ju dhëne nje fitore shume te rëndësishme per te ardhmen ne te ashtuquajturin grupi i ferrit, ai H.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *