Manchester City është kampioni i Europës në futboll.

 

Mbrëmja e Stambollit, që erdhi nëpërmjet ekranit të platformës Tring i buzëqeshi ishullorëve të Pep Guardiolës.

 

Një ndeshje pa shumë shkëlqim, e ndarë me episode sporadike. Përballja mes dy finalistëve filloi me presion të lartë në minutat e para nga citizens, por djemtë e Simone Inzagit arritën të ulnin dominimin e anglezëve. Me kalimin e minutave ishte Inter, që fitoi metra në fushë, duke sjellë edhe dominimin në lojë në disa minuta të pjesës së parë. Me fillimin e të dytës loja ishte e barabarte  me raste nga të dy ekipet, por ishte City, që do të gjente avantazhin pas një aksioni të gjatë.

 

Me një goditje kirurgjikale Rodri gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 68 të takimit, duke shtangur të gjithë mbrojtjen e Interit dhe portierin Onana. Pas shënimit të golit Mancester kishte edhe një rast të pastër me anë të Foden, por i vetëm përballë portierit humb një shans të artë për të mbyllur takimin. Atëherë kur mendohej se Inter u dorëzua vjen edhe reagimi i fortë i zikaltërve me dy raste të pastra  shënimi.

 

Traversa ndali një goditje me kokë të Dimarcos për të provuar  sërish, por Lukaku në rolin e qendërmbrojtësit shpëtoi portën angleze. Do të  ishte sërish belgu që në fundin e takimit humbi mundësinë e artë për të barazuar shifrat, ku me portën e boshatisur gjeti trupin e portierit Ederson.

 

Në fund fati i buzëqeshi më të mirit, por në rastin e Stambollit kjo shprehje nuk vlen. Finalja është një ndeshje për tu fituar edhe këtë një specialist si Pep Guardiola e di mjaft mirë. Plot 7 vite pritje nga ana e spanjollit për të fituar trofeun me prestigjioz në Europë me ekipin e Manchester City.

 

Gjithashtu Guardiola është trajneri i  vetëm në histori me dy tripleta në karrierën e trajningut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *