E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shpërthimi me tritol në Balldre, arrestohet autori nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori nga Kruja

Policia e Lezhës ka arrestuar një 55 vjeçar nga Tirana, si autor i vendosjes së tritolit në një sipërfaqe toke në fshatin Balldre.

Uniformat blu kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorin e tij, 35 vjeçarin me iniciale E.Z nga Kruja.

Reklamë

Ndërkohë, vijon hetimi për të sqaruar dhe dokumentuar motivin e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të ngjarjes së ndodhur dje, në fshatin Balldren i Vjetër.

Vihet në pranga njëri nga autorët e shpërthimit të lëndës plasëse.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së datës 10.06.2026, në fshatin Balldren i Vjetër, ku në një sipërfaqe toke shpërtheu një sasi e lëndës plasëse (pa shkaktuar dëme), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Po në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit E. Z., 35 vjeç, banues në Krujë dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, vijon hetimi për të sqaruar dhe dokumentuar motivin e kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë