Aksident i rëndë në Orikum, humb jetën 63-vjeçari, disa të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Orikumit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 63-vjeçari Xhevair Xhelili, i cili udhëtonte në njërin prej automjeteve.
Nga aksidenti raportohet edhe për disa persona të lënduar. Mësohet se në automjetin tjetër udhëtonin disa punëtorë të huaj, të cilët po shkonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për të punuar.
Të lënduarit janë transportuar dhe ndodhen në ambientet e Spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa trupi i 63-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.




