Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem që ka një emër, Edi Rama!

11 Qershor 17:25

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi foli sot në parlament për protestën e qytetarëve e cila ka hyrë në ditën e 12.

Bylykbashi deklaroi se ka ardhur koha që Kuvendi t’iu përgjigjet atyre qytetarëve, duke garantuar të drejtën për votën e lirë, të kenë të drejtë për të pasur  një drejtësi që nuk kapet, që të mos të jetë Kryeministri i cili vendos ditën e mirë dhe të keqe për ata.

Bylykbashi theksoi se duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem që ka një emër, Edi Rama!

“Sot është ditë shumë e rëndësishme, sepse pikërisht sot u rrëzua pikërisht ajo që ju pesë vite më parë ndërtuat me kujdes, vetëm e vetëm për një gjë, në kuadër të ngritjes së një antisistemi, i cili zhbën këtë dokument. Ky është dokumenti që ndërton sistemin e demokracisë për shqiptarët, garanton të drejtat e shqiptarëve! Dhe ajo që keni bërë në gjithë këto vite, keni ngritur një antisistem me në krye Edi Ramën vetëm e vetëm për të bllokuar atë që garanton të drejtat individuale të çdo shqiptari dhe të gjithë shqiptarëve bashkë! Sot është dita e 12, në mos gaboj, që shqiptarët, të rinj, të reja, studentë, familjarë bashkë me fëmijët e tyre, të moshuar janë në shesh. Ata në fakt nuk po protestojnë kundër sistemit. Ata po kërkojnë t’i rikthehet kjo që u garantohet. Kjo që dikur u votua me një referendum. Kjo që është e vetmja mënyrë që na bën të gjithë bashkë. Po pikërisht zhbërja e kësaj në këto 13 vitet e Edi Ramës ka bërë që të zbrazet Shqipëria. Megjithatë, kjo gjeneratë që ka vendosur të dalë atje në shesh ka vendosur të thotë JO! Ne duam të na rikthehen të drejtat! Këtu kjo Kushtetutë thotë që shqiptarët e ushtrojnë vullnetin nëpërmjet përfaqësuesve të tyre ose drejtpërdrejt. Por në fakt ua keni hequr këtë të drejtën që të dalin drejtpërdrejt. Sot ata nuk kanë, për shembull, të drejtën që të bëjnë një referendum. Nëse të gjithë ata që kanë firmosur atë peticion me një milion e shtatëqind mijë vetë për largimin e Edi Ramës, do të shkonin në referendum edhe për anëtarësim në Bashkimin Europian, do humbiste peticioni. Pse? Se e keni bllokuar ju! E keni bllokuar sistemin! Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem që ka një emër,

Edi Rama!

Që ka zhbërë edhe të drejtën për tu përfaqësuar. E dini shumë mirë, shumë prej jush, jo të gjithë ndoshta, por shumë prej jush e dinë shumë mirë çfarë skeletesh kanë në dollapet e tyre. Do vijë dita kur prokuroria do t’ju vijë nga mbrapa, sepse e dini shumë mirë që një pjesë prej jush keni ardhur në parlament, sepse keni bërë atë që ka kërkuar antisistemi. Ka ardhur koha t’iu përgjigjemi atyre qytetarëve. Të bëjmë të gjitha ato ndryshime që zhbëjnë bllokimin e të drejtave të tyre. Të kenë të drejtë për votën e lirë, të drejtë! Të kenë të drejtë që të kenë një drejtësi që nuk kapet! Të mos të jetë Kryeministri i cili vendos ditën e mirë dhe të keqe për ata! Po kjo sallë këtu, me kolegjialitet jo njëshi!”

Posted Under:
Politike
Tagged:
antisistem bylykbashhi rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat dhe laraskat’ më akuzojnë se po sulmoj popullin!

më shumë...

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”, Rama për koncertin në Tiranë: U bë lajm në çdo cep të botës!

më shumë...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.