Vetëm pesë ditë na ndajnë nga finalja e madhe e 15 qershorit dhe sonte, live në ekranin e Vizion Plus, Ferma VIP 3 hyn në fazën më vendimtare të këtij edicioni.
Ky prodhim i Vita Production, pas një çerekfinaleje plot emocione, ku publiku vendosi të shpallë poeten Mimoza Ahmeti si finalisten e parë të garës, sonte sjell të tjera përballje që do të të ndryshojënë përfundimisht fatin e lojës.
Aleancat dhe miqësitë e krijuara gjatë dy muajve e gjysmë tashmë janë vënë në provë, ndërsa rivaliteti për çmimin e madh është më i fortë se kurrë. Çdo vendim, çdo votë dhe çdo përballje mund të rezultojë vendimtare në rrugëtimin drejt finales.
Në gjysmëfinalen e sotme priten emocione të forta, surpriza dhe momente që do të mbahen mend gjatë. Kush do t’i bashkohet Mozës në finale? Kush do të sigurojë një biletë për natën e madhe të 15 qershorit mes Visit, Dj Bujakës dhe Ilirit, dhe kush do të detyrohet të heqë dorë nga ëndrra vetëm një hap larg finales?
Veç shpalljes së pesë finalistëve sot dy prej fermëreve do të ndërpresin lojën duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.
Përgjigjet do të vijnë sonte, në një spektakël ku tensioni, emocionet dhe pritja e publikut arrijnë kulmin.
Ferma VIP 3 hyn në sprintin e fundit, aty ku çdo sekondë vlen dhe ku vetëm më të votuarit do të vazhdojnë garën për triumfin e madh.
Ndaj mos e humbisni këte mbrmje magjike live në orën 21.00 në Vizion plus, në dy kanale të dedikura si dhe në platformën youtube.





