Ministri në detyrë Gent Cakaj ka njoftuar se duke filluar nga kjo e hënë do të rifillojë puna e legalizimeve pranë shërbimeve konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.


Po ashtu, sot kanë rinisur edhe shërbimet konsullore në Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mynih dhe Selanik, pasi lehtësimi i masave në vendet përkatëse ka mundësuar dhënien e shërbimeve, u shpreh Cakaj. Ai shtoi se e gjithë puna do të zhvillohet në përputhje me masat e nevojshme.

“Nga sot e tutje, në përputhje me planin e masave lehtësuese, rifillon edhe puna e legalizimeve pranë shërbimeve konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme! Puna në përfaqësitë e tjera do të fillojë në varësi të masave të hapjes graduale të vendeve përkatëse. E gjithë puna, natyrisht, do të zhvillohet në përputhje me masat e nevojshme që kërkon lufta kundër pandemisë COVID-19 në këtë fazë! Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të ndërlidhur objektivat madhore të politikës së jashtme me nevojat ditore të qytetarëve të Shqipërisë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *