Subscribe

Vitin që lamë pas një familjeje shqiptare me katër anëtarë i është nevojitur një shumë mesatare prej 85. 500 lekësh në muaj për të përballuar jetesën.

 

 

Këto shpezime janë vetëm 1.3 % më të larta se viti paraardhës, tabela e mëposhtme dëshmi e varfërisë financiare.

 

 

 

 

Insituti i statistikave ka publikuar anketën e buxheteve familjare 2021, ku sërish peshën më të madhe të shpenzimeve e zënë ushqimet dhe pijet me 41. 3 % të buxhetit mujorë, ose rreth 35 mijë lekë. Një shumë e tillë është më e larta në rajon, çka tregon se shpenzimet e shqiptarëve fokusohen tek nevojat bazike dhe jo tek standarti i jetesës.

 

 

Pagesat e faturave të energjisë dhe ujit dhe shpenzimet për qira banese janë zëri i dytë që dominojnë buxhetet familjare, me 10 % të të ardhurave, apo 8500 lekë në muaj.

 

 

Shpenzimet për arsim rezultojnë të rritura, të fokusura tek shpezimet për kurse, trajnime etj, por edhe dega komunikim me shërbimin e internetit në banesa. Sa i përkët parave të shpenzuara për shëndëtësi ato zënë 5.4 % të të ardhurave mujore.

 

 

Tirana kryeson me shpenzimet më të larta, ku një familje me katër anëtar i nevojiten mesatarisht rreth 100 mijë lekë në muaj.

 

 

Ndërsa qarku Kukës ka nivelin më të ulët të shpenzimeve me 71 mijë lekë.

 

2021 ishte viti kur nisën të ndihen efektet e shtrenjtimitë të cmimeve, kryesisht nga situata post pandemike, ndërsa inflacioni gjatë muajve të dimrit tejkaloi edhe objektivin e bankës së shqipërisë prej 3 %, për të mos u ndaluar deri në shtatorin e këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *