THE ECONOMIST

Politika amerikane është e ‘paralizuar’ nga një kontradiktë aq e madhe sa Grand Canyon. Demokratët theksojnë ‘dëshpërimisht’ se rimarrja e pushtetit nga Donald Trump do të shkatërronte demokracionë e vendit më demokratik në botë, Shteteve të Bashkura të Amerikës.

Por alternativa që do të jetë përballë Trump në zgjedhjet e nëntorit është një 81-vjeçar që shumica nuk e do dhe rezulton me vlerësimin më të keq të çdo presidenti modern deri në këtë fazë të mandatit të tij.

Si arriti deri këtu?

Vlerësimi neto i figurës së Joe Biden qëndron në minus 16 pikë, sipas The Economist. Trump, i cili kryeson sondazhet në SHBA, është një ‘fije’ larg fitores së dytë presidenciale. Edhe nëse nuk e shihni Trump si një diktator të mundshëm, kjo është një perspektivë alarmante. Nga ana tjetër, një pjesë e konsiderueshme e demokratëve do të preferonin që Biden të mos kandidonte.

Ndonëse në këtë situatë, demokratët nuk zgjedhin ende mes dy alternativave, të sfidojnë Biden apo mbështesin fushatën e tij.

Motivet pse Biden është aq jopopullor në masë janë ende të paqarta. Megjithatë, një pasqyrim i qeverisjes së tij mund të ndihmojë.

Inflacioni, dobësimi i ekonomisë dhe pasojat e saj kryesojnë listën e motiveve, teksa qeverisjes i ‘kundërvihet’ edhe cikli jetësor.

Shumica e amerikanëve njohin dikë në të 80-at që ka nisur të tregojë shenjat e para të ‘plakjes’. Ata gjithashtu e dinë se sado i mirë të jetë karakteri i atij personi, atij nuk duhet t’i besohet një katërvjeçar në punën më të vështirë në botë.

Në vitin 2023, Biden mundi dhe duhej të kishte vendosur të ishte president me një mandat. Kjo do përbënte një moment ‘lavdie’ për figurën e tij, si një shembull i shërbimit publik dhe një “shuplakë” për egon e pakufishme të Trump. Të mëdhenjtë në radhët e demokratëve e dinë dhe pohojnë këtë.

Në fakt, përpara se partia e tyre të performonte fillimisht më mirë seç pritej, shumë demokratë menduan se Biden do të zgjidhte të mënjanohej në fund të mandatit.

The Economist fillimisht botoi artikuj se si presidenti Biden nuk duhet të kërkojë rizgjedhjen e tij, më shumë se një vit më parë. Fatkeqësisht, Biden dhe partia e tij kishin disa arsye që ai të rikërkonte votëbesimin e amerikanëve, por asnjëri prej motiveve nuk ishte bindës.

Ndjenja apo detyrimi i tij për t’i shërbyer vendit cilësohet si i kotë, mes pretendimeve se është i vetmi që eksperienca në Shtëpinë e Bardhë që në vitin 1987 e favorizon përballë ‘të keqes së Trump’.

Po kështu, dëshira e stafit të tij për të shërbyer sigurisht që është njollosur nga ambicia. Është në natyrën e administratave që shumë nga këshilltarët më të afërt të një presidenti nuk do të jenë më kurrë kaq afër pushtetit. Sigurisht, ata nuk duan ta shohin liderin e tyre të dorëzojë Shtëpinë e Bardhë në mënyrë që të fokusohet në bibliotekën e tij presidenciale.

Udhëheqësit demokratë kanë qenë frikacakë dhe të vetëkënaqur. Ashtu si shumë republikanë të guximshëm të Kongresit, të cilët nuk e donin Trump dhe e konsideronin atë të rrezikshëm, por nuk mund ta gjenin brenda vetes arsyen që ta fajësonin apo edhe ta kritikonin.

Nëse kjo ishte për shkak të kërcënimit për karrierën e tyre, sjellja e tyre ishte frikacake. Vlerësimet ndaj Biden janë në tendencë rënieje, ndërsa 91 akuzat penale me të cilat përballet Trump, deri më tani, vetëm sa e kanë bërë atë më të fortë.

Duke pasur parasysh këtë, ju mund të mendoni se gjëja më e mirë do të ishte që Biden të tërhiqej.

Në fund të fundit, zgjedhjet janë ende dhjetë muaj dhe Partia Demokratike ka dinjitet për të vepruar. Mjerisht, jo vetëm që kjo është jashtëzakonisht e pamundur, por gjetja e një alternative tjetër përballë Trump do të ishte thuajse humbje kohe.

Nëse Biden do të tërhiqej sot, Partisë Demokratike do t’i duhej të ricaktonte furishëm zgjedhjet e saj, sepse afatet e paraqitjes së alternativës kanë kaluar tashmë në shumë shtete dhe të vetmit kandidatë të tjerë në fletëvotim janë një kongresmen pak i njohur i quajtur, Dean Phillips dhe një guru i vetëndihmës i quajtur, Marianne Williamson. Duke supozuar se kjo ishte e mundur dhe se ‘stuhia’ e padive pasuese mbetet e menaxhueshme, legjislaturat e shtetit do të duhej të miratonte data të reja për zgjedhjet paraprake më afër konventës në gusht. Do të duhej të organizoheshin një sërë debatesh në mënyrë që votuesit kryesorë të dinin se për çfarë po votonin. Fushata mund të jetë e ‘pafund’, e njëkohësisht pa asnjë mënyrë efikase për t’u përkthuer në rezultat.

Megjithatë, duket e pamundur që Bernie Sanders, një socialist i vetëshpallur demokrat, i cili është një vit më i vjetër se Biden të mund të fitonte zgjedhjet e brendshme të kësaj force politike.

Më shumë gjasa, emërimi do t’i shkonte Kamala Harris, zëvendëspresidente. Harris ka avantazhin se nuk është në moshë, megjithëse kjo thotë diçka për gerontokracinë e Partisë Demokratike se ajo do të jetë 60 vjeç në nëntor dhe konsiderohet e re.

Për fat të keq ajo ka dëshmuar të mos ketë komunikimin pikën më të fortë , një disavantazh në detyrë si dhe në ‘trungun’ e demokratëve. Harris është një ‘krijesë e politikës makinerike të Kalifornisë’ dhe kurrë nuk ka apeluar me sukses për votuesit jashtë shtetit të saj. Fushata e saj në 2020 ishte e tmerrshme.

Migrimi dhe kufiri jugor përbëjnë portofolin e saj në kabinetin e Biden. Kjo përbën çështjen më të dobët të dmeokratëve, duke u kthyer në ‘asin nën mëngë’ të Trump.

Shanset e Harris për të mposhtur Trump duken edhe më të pakta se ato të shefit të saj. Prandaj, është më mirë që demokratët të fokusohen në fushatën e Biden. Ekonomia premton një ulje të butë; punëtorët po shohin rritje reale.

Demokratët duhet të ndezin ‘motorët’ dhe të krijojnë një atmosferë optimizmi në radhët e tyre dhe votuesve të tyre, për të bërë të mundur ndjenjën e një mandati të dyti.

Presidenti nuk është një aktivist i mirë dhe është kundër një kandidati, mitingjet e të cilit janë një takim kulti i kryqëzuar me një shfaqje vaudeville. Ai ka nevojë për dikë që mund të flasë me turmat dhe t’i japë zë programit elektoral në televizion për të. Ai person nuk është Harris.

Një mënyrë se si ajo mund t’i shërbejë partisë së saj dhe vendit të saj, dhe të ndihmojë në mbajtjen e Trump jashtë Shtëpisë së Bardhë, do të ishte të kërkontë një mandat tjetër si zëvendëspresidente. Biden mund ta paraqesë mandatin e tij të dytë si një lloj tjetër presidence, në të cilën ai do të ndajë më shumë kompetenca me një zëvendëspresident që vepron më shumë si një shef ekzekutiv. Sido që të jetë, Biden ka nevojë për ndihmën e një ushtrie demokratësh entuziastë të gatshëm të bëjnë fushatë përkrah tij. Për momentin ai dhe partia e tij janë në ‘gjumë drejt katastrofës’./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *