Fëmijët e Bulqizës vijojnë të jenë “skllevër” të vafërisë së familjeve të tyre. Ndonëse dy vite më parë instance të ndryshme lokale e qëndrore u angazhuan për pengimin e fëmijëve të kromit, situata mbetet e njëjtë.

 

E shtuna dhe e diela në Bulqizë nuk mund të jenë dit pushimi për fëmijët e moshës 10 vjeçare. Ata i drejtohen këto dy ditë stogjeve për të gjetur ndonjë gurë kromi që ta shesin e të sigurojnë të ardhura.

 

Vërtetë që fëmijët të cilët ndodhen në kampet e Sirisë janë viktima të prindërve të tyre, por fëmijët e Bulqizës, viktima të kujt vallë mund të jenë?

 

Këta fëmijë nuk kanë një fëmijëri si shumë bashkëmoshatarëve të tjerë, por për të ciguruar bukën e familjes, jo vetëm që bëjnë punë të rënda, por rrezikojnë edhe jetën në stogjet e kromit të minierës së Bulqizës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *