Gledis Gegaj i njohur edhe me emrin Buçko është bërë shumë i njohur në rrjetin social Tik Tok me recetat e gatimit. Për shkak të emërtimeve të ndryshme që u vendoste produkteve, siç emërtonte hudhrën si orbiti shqiptar, ai fitoi shumë popullaritet.

Në një bisedë me Renisin, Buçko ka ndarë më shumë detaje nga aktiviteti i tij. Ai tha se publikonte deri në 4 video në muaj, dhe fitimet ishin të kënaqshme, gati një rrogë mujore.

Videot tha Gledisi i bënte kur kishte kohë të lirë, pasi në të njëjtën kohë punonte si kuzhinier edhe në restorant.

Bëj receta me nga një minutë video. Janë të shpejta. Kanë punë të bësh 4 video në muaj. Më ka ndihmuar shumë. Ishte një rrogë shtesë”, tha Buçko./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *