Subscribe

Tashmë që procesi i vettingut është drejt konkretizimit, Bashkimi Europian kërkon zbatimin e tij. Në takimin e 8-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, zhvilluar në Bruksel, Komisioni apeloi rezultate të prekshme në zbatimin e reformës në drejtësi.

 

Theksi u vendos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duke kaluar në skaner zhvillimet në Shqipëri, Komisioni theksoi rëndësinë e vijimit të progresit në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, reformën e administratës publike dhe të drejtat themelore.

 

Në takimin e bashkëkryesuara nga Genoveva Ruiz Calavera, Drejtuese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Zv/ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, u nënvizua nevoja për trajtimin e fenomenit të azilkërkuesve. Brukseli zyrtar, kërkoi nga autoritetet shqiptare të vazhdojnë përpjekjet për të adresuar këtë çështje.

 

Komiteti i Stabilizim-Asociimit mori në konsideratë zhvillimet më të rëndësishme të vitit të kaluar në fushat e sundimit të ligjit, tregtisë, zhvillimit ekonomik, tregut të brendshëm, shoqërisë së informacionit, politikave sociale, transportit, energjisë dhe mjedisit. Gjithashtu, u rishikua edhe gjendja aktuale në lidhje me zbatimin e ndihmës financiare që BE i jep Shqipërisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *