Erjon Braçe ka deklaruar se nuk është të dijeni të përgjimeve dhe deklarimeve të bëra nga Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

 

Ai është shprehur se nëse Dako ka pohuar qe ka ofruar para per voten, është çështje penale.

 

Gjithashtu ai ka theksuar faktin se për 22 vite në politikë ka punuar me qytetarët dhe ka fituar vetëm përmes votave  me parime, dhe nuk e mbështet aspak Dakon në këtë drejtim i cili ka thene se per vota ska rendesi asgje.

 

Ndërkohë ka theksuar se nuk ka asnjë informacion se ai i ka pranuar gjëra të tilla.

 

Pyetjes së gazetarit Sokol Balla, se a duhet të kandidojë Vangjush Daka në krye të Bashkisë së Durrësit.

 

Braçe i është përgjigjur me ironi se është njëlloj si të them se a duhej Lulzim Basha të kandidonte për kreun e Bashkisë së Tiranës pas vrasjes së 21 janarit.

 

“Është njëlloj si të them unë a duhet të kandidonte Lulzim Basha, në krye të bashkisë së Tiranës, pas vrasjes së katër personave më 21 janar në bulevard qe kishin kaluar vtem kater muaj nga ngjarja. Edhe pse mendoj se nuk është një krahasim i njëjtë, pasi vrasjet janë vertetuar, ndërsa përgjimet për Dakon kanë dalë këtë mëngjes, dhe akoma nuk ka një version zyrtar.”

 

Sipas tij nëse ka një përgjim që e lidh kreun e bashkisë së Durrësit me dhënien e parave dhe blerjen e votave, dhe pergjimet e publikuara vertetohen atëherë kjo është një vepër e rëndë penale dhe nuk ka asnjë justifikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *