Bordi i çmimeve Oskar ka votuar pro përjashtimit të producentit të famshëm të Hollivudit Harvey Ueinstein. Ai u akuzua nga të paktën 25 aktore dhe mode për sjellje të turpshme, ngacmime seksuale e madje përdhunim, edhe pse Ueinstein ka insistuar se çdo kontakt seksual që ai ka patur ka qenë konsensual, duke mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

 

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka thënë se bordi i tij I përbërë nga 54 anëtar, siguroi më tepër vota se dy e treta që kërkohej për dëbimin e tij. Në mesin e antarëve që votuan pro përjashtimit ishin edhe figura të njohura të Hollivud si Tom Hanks dhe Whoopi Goldberg. Takimi uregjent i bordit erdhi pas akuzave ndaj producentit nga një sërë aktoresh të mirënjohura të Hollivudit përfshirë Angelina Jolie, Gëyneth Paltroë dhe Rose McGoëan, e cila pranoi se Ueinstein e përdhunuar atë në një dhomë hoteli.

 

Filmat e Ueinstein kanë marrë më shumë se 300 nominime për Oscar dhe fituan 81.

 

65 vjeçari tashmë po përballet jo vetëm me shkatërrimin e karrierës, por edhe me hetimet për agresion seksual lidhur me një episod që daton që në vitet 1980.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *