E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Blushi: Mbështetje njerëzve në nevojë

Zona e Don Boskos në kryeqytet, ka qenë ndalesat e radhës së kryetarit të LIBRA-s Ben Blushi. Gjatë takimit me banorët, ai u shpjegoi programin politik dhe shprehu edhe mbështetjen ndaj personave me aftësi te kufizuara.

 

“Libra do nxjerrë nga persekutimi shtetëror me qindra e mijëra, deri në 30. 000 persona me aftësi të kufizuar në të gjithë Shqipërinë. Do ti japim fund që qeveritarët dhe administrata e korruptuar i fut duart në supa e në ushqime njerëzve me aftësi të kufizuar. Të vjedhësh njerëzit me aftësi të kufizuar është mëkati më i madh dhe kjo qeveri e ajo përpara kësaj, e ka bërë në mënyrë konstante. Kanë vjedhur njerëzit me aftësi të kufizuar. Kjo praktikë do marri fund!”

 

Reklamë

Drejtuesi i LIBRA, premtoi se çdokush çka i përket personave me aftësi të kufizuar do të ndëshkohet.

 

Më shumë video

Reklamë