Subscribe

Rreth 200 persona që punojnë në bizneset pranë gadishullit të Karaburunit nuk janë lejuar të kalojnë nga baza e Pashalimanit përpara orës 8:00.

 

Një urdhër i komandës së bazës i bere i njohur vetëm gjatë mëngjesit i ka gjetur te papërgatitur këta punonjës.

 

Urdhri i bazës ushtarake përcakton kalimin vetëm nga ora 8-deri ne 15:00. Por sipas bizneseve një vendim i tillë penalizon, pasi bizneset e tyre duhet te kenë punonjës gjate 24 orëve.

 

 Për rreth  një orë rruga para portës hyrëse te bazës  ishte e bllokuar  nga automjetet e shumte, por edhe punonjësit, te cilët kërkuan zgjidhje te situatës.

 

Ndërkohë burime nga baza e Pashalimanit bëjnë me dije ky vendim është marrë për të rritur masat e sigurisë ne zonën ushtarake. Autoritetet ne baze sqaruan se ka edhe një rrugë alternative për të kaluar tek këto biznese. 

 

Në afërsi të Karaburunit ushtrojnë aktivitetin biznese kryesisht te peshkut, por edhe bletërritësit dhe blegtoret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *