Subscribe

Projektligji i shume kundërshtuar nga bizneset, te cilat detyrohen te bëhen anëtare te Dhomës se Tregtisë, do te kthehet për t’u rishikuar. Deputet e mazhorances, nuk janë dakord me draftin e sjelle nga qeveria. Kreu i komisionit Eduard Shalsi, thotë se këto ndryshime ligjore nuk përmirësojnë asnjë shërbim per biznesin, përveçse bëjnë te detyrueshme një pagese. Ne Shqipëri janë te shumta shoqatat e biznesit qe funksionojnë per te mbrojtur interesat e sipërmarrësve. Por ne fakt jo te gjitha ato u dalin në krah kompanive. Ndaj nevoja per riorganizim është e domosdoshme. Dhomat e Tregtisë ne vende te tjera te botes, e kane me detyrim anëtarësimin e biznesit. Por ne këmbim, ato ofrojnë jo vetëm lobimin por edhe disa shërbime, siç janë ato te regjistrimit, licencimit etj. Ndërsa drafti i qeverise, nuk parashikon te ofrojë te tilla procedura. Ndaj biznesi e kundërshtoi ne bllok këtë nisem qe sipas tyre, rezultoi edhe e pakonsultuar me ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *