E hënë, 12 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Breshëri sulmesh ukrainase në Rusi, Moska pretendon se ka rrëzuar 456 dronë gjatë natës

Rusia njoftoi se gjatë natës sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë kapur dhe shkatërruar 456 dronë ukrainas, në sulme që, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, kanë prekur rreth 15 rajone të vendit dhe Krimenë e aneksuar.

Sulme masive janë raportuar në Nizhnekamsk, në Tatarstan, rreth 1,600 km nga kufiri me Ukrainën. Autoritetet lokale thanë se objektivat përfshinin instalacione industriale dhe civile, duke konfirmuar edhe viktima.

Reklamë

Ndërkohë, në rajonin e Belgorodit, pranë kufirit me Ukrainën, autoritetet raportuan se një grua humbi jetën pasi një dron goditi një banesë në Novaya Tavolzhanka.

Sulmet me rreze të gjatë mes Rusisë dhe Ukrainës janë intensifikuar, ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës mbeten në ngërç.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë