E diel, 11 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Sport

Nga ditëlindja e vajzës te goli, dita e djeshme ishte plot emocione për Ernest Muçin

Dita e djeshme ishte e paharrueshme për Ernest Muçin, i cili kishte arsye të festonte si në jetën personale, ashtu edhe në fushën e blertë.

Vajza e sulmuesit shqiptar festoi 1-vjetorin e lindjes, një moment i veçantë për familjen e tij.

Reklamë

Por emocionet për Muçin nuk përfunduan me festën familjare, pasi futbollisti arriti të linte gjurmën e tij edhe me fanellën e Trabzonsporit.

Muçi shënoi një gol në fitoren e skuadrës turke, duke kontribuar në suksesin e ekipit të tij dhe duke e bërë edhe më të bukur një ditë që nisi me një festë të veçantë për të bijën.

Nga gëzimi familjar te festa e golit, Ernest Muçi përjetoi një ditë për t’u mbajtur mend, ku dy nga momentet më të bukura u bashkuan brenda pak një dite.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.