E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Bllokimi i llogarive bankare/ Tërhiqet Ministria e Financave pas shqetësimit të biznesit

Pas shqetësimit të komunitetit të biznesit, Ministria e Financave u tërhoq nga urdhri i saj për të bllokuar edhe llogaritë bankare të admisnitratorit për efekt të shlyerjes së borxheve të kompanisë.

 

Reklamë

Në një sqarim në “Facebook”, ministrja thotë se udhëzimi parashikonte që do të ezaurone të gjitha format e mbledhjes me forcë të detyrimeve, dhe në fund do të mbërrinin në vendimin e bllokimit të llogarive.

 

Por biznesi në ankesën e tij evidentonte se bllokimi i llogarive nuk mund të kryhej nga tatimet pa patur më parë një vendim gjykate.

 

Tashmë në rishikimin e këtij urdhri nga ministria është specifikuar që më parë do të pritet vendimi i gjykatës përpara se tatimet të vendosin të bllokojnë llogaritë e aksionerit, ortakut dhe adminsitratorit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë