Blake Shelton prej më shumë se një vit është në një lidhje tepër të lumtur me Gwen Stefani. Sidomos në fillimet e tyre çifti ishin në krye të revistave rozë, por edhe tani nuk mund të themi se janë harruar.
Sidoqoftë Blake së fundmi ka dhënë nje intervistë ku thotë: “Njerëzit e komentojnë në mënyrë të çmendur lidhjen time me Gwen. Shpresoj vetëm që të ndalen edhe pak. Megjithatëse të them të vërtetën, mendoj që nuk janë si në fillim. Nuk na kushtojnë atë vëmendjen e dikurshme, dhe ne na pëlqen kjo. Por ajo që më bezdis më shumë janë artikuj të ndryshëm që publikohen rreth nesh. Sa herë që rastis të lexoj dicka, shoh një mal me histori të pabesueshme.”
Këngëtari i muzikës country shton: “Më ka rastisur të lexoj histori që ne kemi një lidhje fallco, më pas dalim të martuar. Kanë dal dhe thashetheme sikur Gwen është shtatëzanë me binjakë. Të gjitha janë thjeshtë trillime”





