Të gjithë bizneset që kanë detyrimin ligjor për të hapur llogari bankare do të kenë mundësi për ta bërë këtë procedurë deri në datën 28 tetor.
Afati ligjor ishte data 26 tetor, por administrata tatimore i ka dhënë më shumë kohë biznesit. Deri më tani janë 35 mijë sipërmarrës, nga 55 mijë gjithsej që e kanë zbatuar ligjin, duke hapur llogaritë bankare dhe duke i dorëzuar ato në tatime.
Por cfare ndodh pas datës 28 tetor? Ligji ka parashikuar penalitete, që nisin nga 20 deri në 50 mijë lekë për çdo subjekt. Ndaj dhe bizneset kanë pak ditë kohë për ta kryer atë në mënyrë elektronike.
Pajisja e të gjithë biznesit me llogari bankare ishte një detyrim nga komuniteti i pastrimit dhe parandalimit të parave në Komisionin Europian, Moneyval. Kjo procedurë është detyrim për të gjithë personat fizik të përfshirë në skemën e TVSH, personat juridik si dhe organizatat jofitimprurëse.





