E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dy zjarre masive jashtë kontrollit në veri të Japonisë, mbi 3.000 banorë të evakuuar

Dy zjarre të mëdha pyjore që kanë shpërthyer në provincën Iwate në veri të Japonia po vazhdojnë të digjen jashtë kontrollit dhe po përhapen drejt zonave të banuara, sipas mediave japoneze.

Autoritetet kanë zgjeruar urdhrat e evakuimit, të cilët tashmë prekin mbi 3.000 banorë, ndërsa situata në terren mbetet kritike.

Reklamë

Zjarri i parë shpërtheu të mërkurën në një zonë malore, ndërsa rreth dy orë më vonë u regjistrua një tjetër vatër rreth 10 kilometra larg, pranë qytetit Ōtsuchi.

Forcat zjarrfikëse po punojnë si nga toka ashtu edhe nga ajri për të vënë nën kontroll flakët, por deri tani nuk është arritur stabilizimi i situatës, raportoi transmetuesi publik NHK.

Sipas të dhënave paraprake, janë djegur mbi 1.176 hektarë tokë, ndërsa janë evakuuar 1.541 familje, që përfaqësojnë 3.233 persona.

Zjarret kanë shkatërruar të paktën shtatë ndërtesa, përfshirë një banesë, por deri tani nuk raportohen viktima apo të lënduar.

Autoritetet e cilësojnë këtë si një nga zjarret më të mëdha në historinë e fundit të vendit, pas atij të vitit 2025 në Ofunato.

Vazhdo të lexosh

Reklamë