Jemeni ofensivë ndaj rebelëve, synohet rimarrja e territoreve që kontrollohen nga Houthit

Qeveria e Jemenit e mbështetur nga Arabia Saudite ka nisur një ofensivë të re ushtarake kundër Huthive, të mbështetur nga Irani.
Presidenti i Jemenit, Rashad Al-Alimi ka thënë se forcat qeveritare do të vazhdojnë luftimet derisa të marrin përsëri kontrollin e të gjitha zonave që mbahen nga Huthit.
“Sot, shpall fillimin e operacioneve ushtarake për të rimarrë territorin e mbetur të republikës dhe për të zgjeruar autoritetin e shtetit dhe institucioneve të tij në të gjithë territorin kombëtar. Ne kemi lëshuar direktiva për forcat e armatosura dhe të sigurisë, si dhe për të gjitha formacionet ushtarake që të fillojnë të kryejnë detyrat e tyre të caktuara sipas planeve të miratuara, derisa vendi të çlirohet nga kontrolli i milicisë terroriste”, tha Ai-Alimi.
Huthit muajin e kaluar kanë zgjeruar kontrollin e tyre dhe kanë marrë edhe zonën strategjike të Bab el-Mandebit një rrugë shumë e rëndësishme për transportin detar.
Nderkohë, Huthit kanë deklaruar se kanë sulmuar me raketa dhe dronë disa objekte të naftës në Arabinë Saudite. Ata thonë se sulmet janë përgjigje ndaj bombardimeve saudite në Jemen.
Situata humanitare në Jemen mbetet shumë e rëndë. Luftimet kanë zhvendosur mijëra njerëz dhe kanë ndërprerë furnizimet me ushqime për miliona të tjerë.




