Në Spitalin e Traumës në Tiranë është paraqitur për mjekim shtetasi Akil Tahiri, 35 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i plagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet ende e ditur.
Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.
Grupi hetimor po punon në vendngjarje dhe po mbledh dëshmi për të zbardhur plotësisht dinamikën e plagosjes me armë zjarri.





