Ideja se Italia mund të jetë pjesë e Kupës së Botës që do të zhvillohet në SHBA-Meksikë dhe Kanada, po merr gjithnjë e më shumë jetë, duke hyrë edhe vetë politika në lojë.
Bëhet me dije se presidenti i SHBA-ve Donald Trump përmes Paolo Zampolli po këkron te kreu i FIFA-s, Gianni Infantino që të zëvendësojë Iranin me Italinë në Kupën e Botës.
Por vetë kjo ide nuk është pranuar nga ana e italainëve, të cilët e kanë cilësuar fyese dhe aspak sportive.
I pari ishte presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Luçiano Buonfiljo. “Pikë së pari nuk mendoj se është e mundur. Së dyti, do të ndjehesha i fyer. Duhet ta meritosh që të shkosh në Botëror”, tha ai.
Edhe Ministri për Sportin, Xhovani Andrea Abodi, ishte i të njëjtës linjë. “Një ftesë për Italinë në Botëror? Nuk është e përshtatshme, kualifikohesh në fushën e lojës”, tha ai, duke e mbyllur këtë çështje pa u hapur mirë.





