6492 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në të gjithë botën. Bilanci në rang global është një përllogaritje e bërë deri në orët e mbrëmjes të së dielës.

Në një kohë që Kina ishte epiqëndra e virusit deri pak kohë më parë e ku numri I vdekjeve është 3199, ditët e fundit COVID-19 ka “mbytur” Europën.

Italia po kalon ditë të vështirë teksa mesatarja e viktimave po shkon nga 200-360 në ditë.

Në këtë vend numri tota I viktimave është 1809.

I treti vend me numër të lartë vdekjesh në rang botëror është Irani me 729 viktima.

Në Spanjë gjithashtu janë rritur frikshëm të vdekurit dhe tani shifra ka shkuar në 292 e po ashtu probleme të mëdha ka edhe Franca me 127 viktima deri tani.

Në SHBA ka 63 viktima, në Angli 35 dhe në Holandë 20.

75 të vdekur ka Koreja e Jugut ndërsa 14 viktima ka shënuar Zvicra.

Rastet e pacienteve me koronavirus në gjithë botën janë 168 mijë e 848 ndërsa 76 mijë 548 janë shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *