Me tone të ashpra kundër punonjësve të policisë, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili u betua se ata do ta pësojnë për dhunën që ushtruan të dielën ndaj protestuesve.

Përmes rrjeteve sociale, numri dy i LSI shpërndau një video ku duket sesi dhunohet ish-deputetja Silva Caka.

Sipas Vasilit, kjo është e pafalshme dhe këta policë do të marrin më shumë se kaq.

“Betim!!! Të gjithë këta që dhunojnë, policë me uniformë qofshin apo cuba policie civilë, janë tashmë të evidentuar qartë. Këta po dhunojnë Silva Cakën një grua të re, një nënë të dy fëmijëve, një juriste, një deputete që ka lënë mandatin për të qenë një qytetare e thjeshtë e për të protestuar kundër vandalëve dhe horrave të qeverisë që shembën teatrin. Janë fotografuar e filmuar qartë në të gjitha veprimet e tyre prej kafshësh. Atë që po bëjnë ta presin shumë më keq se aq. Askush nuk do t’i falë kurrë dhe në asnjë mënyrë. Ky është betim!!!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *