Subscribe

Mbetet kritike situata e zjarreve ne territorin e vendit. 13 vatra vijojnë te jene aktive, duke përfshirë sipërfaqe te tera me shkurre, pyje dhe ullishta. Problematike është gjendja ne qarkun e Lezhës, veçanërisht ne Kurbin. Ne fshatin Skuraj është rindezur zjarri, duke përfshirë pyjet me pisha e shkurre. Shërbimi zjarrfikës, forca te ushtrisë dhe banore te zonës, te mbështetur nga nje helikopter, kane punuar deri ne orët e mbrëmjes së të shtunës, per shuarjen e flakëve.

 

Helikopteri kryente disa fluturime për t’u furnizuar me uje ne lumin Mat, për te shuar flaket qe përfshinë sipërfaqe te tera pyjore. Edhe ne Dibër, ne fshatin Muhurr është rindezur nje sipërfaqe me pisha, duke rrezikuar banesat dhe varrezat e fshatit. Vetëm ne oret e para te mëngjesit, pas ndërhyrjes nga ajri, helikopteri ka arritur te shuaje flaket. Ne qarkun e Shkodrës, si pasoje e erës, ka vazhduar zjarri ne pyllin me pisha ne fshatin Karme te Pukës dhe është përfshirë zona pyjore e fshatit Dush.

 

Ne kurorën e Bashkisë se Lushnjës jane shkrumbuar 50 hektarë toke me shkurre dhe ullinj shekullor. Pas ndërhyrjes se forcave te ushtrisë është bere e mundur shuarja e flakëve. Edhe ne Gramsh, flaket kane djegur rreth 15 hektarë sipërfaqe pyjore me dru ahu dhe pishe. Emergjencat civile i bëjnë apel popullatës te njoftojnë per çdo situate zjarri. Ne terren vijojnë te punojnë 84 forca zjarrfikëse, 17 mjete, forca te ushtrisë si dhe punonjës te shërbimit pyjor te mbështetur nga helikopterë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *