Subscribe

Qarku i Korçës është nje prej zonave me te rëndësishme ne Shqipëri dhe ne 25 qershor, socialistet kane vendosur te kërkojnë fitoren me Niko Peleshin i cili është votuar dy here ne Korçe si kryetar bashkie dhe ka qene zëvendëskryeministër përgjatë 4 viteve ne qeverinë Rama; ndërsa demokratet kane zgjedhur per te drejtuar fushatën ne ketë qark nje figure nga bota akademike, profesoren Valentina Duka,  e cila ka qene dekane e Fakultetit te Histori Filologjisë.

 

Niko Peleshi: Natyrisht që do të marrim 7, 8 mandate të sigurta ne ketë qark, jo për të pasur më shumë pushtet, por ne na duhen 71 për të qeverisur vetëm, për të pasur më shumë mundësi. Me 25 qershor, nuk ndahet nëse do shkojmë majtas ose djathtas. Ndahet nëse do shkojmë para apo mbrapa.

 

Valentina Duka: Jam shume optimiste, shoh qe nje uragan i madh ka filluar te lëvize ne Korçe, mbështetje ne çdo rrugice, dhe do te jemi fitues.

 

Socialistet dhe Niko Peleshi ne ketë gare mbështeten tek reformat e qeverise gjate mandatit te pare, ndërtimi i shtetit, reforma ne drejtësi, por edhe investimet specifike ne qarkun e Korçës.

 

Niko Peleshi: Shqipëria sot nuk është më një vend ne tranzicion, ashtu sikundër e trashëguam. Reformat hodhën bazat e një shtetit të shëndoshë dhe një Shqipërie normale. Jemi ne fazën tjetër të çuarjes të zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe ne komunitet, ne çdo qytet dhe fshat.”

 

Ndërsa per demokratet premtimet e pambajtura te qeverise Rama jane avantazhi i tyre ne ketë gare.

 

Valentina Duka: Sigurisht qe PS është parti ne pushtet, ka hapësira te mashtroje njerëz, duke ofruar punësim ne kohen e fundit, duke rregulluar rruge ne kohen e fundit, duke i detyruar njerëzit te pine kafe ne ato kafenetë e atij pazari qe u ndërtua, por nuk ka asnjë funksion. Ne jemi shume te avaztazhuar per shkak te varfërisë dhe papunësisë se madhe, ata nuk kane asnje avantazh tjetër veçse te punësuarit e tyre te votojnë per to.

 

 Për mandatin e dyte qeverisës, Partia Socialiste ka nje prioritet qe përben edhe betejën kryesore, hapjen e vendeve te reja te punës. Ne funksion te këtij qëllimi, por edhe per te rritur mirëqenien e banoreve te kësaj zone, Peleshi sqaron projektet konkrete duke filluar nga investimet ne rruge, projektet per hekurudhën, ndërtimin e nje aeroporti ne Korçe  e deri tek investimet ne sektorin e turizmit

 

Niko Peleshi: Nuk jemi të kënaqur me zhvillimin ekonomik. Ambicia jone është neqoftese ne sot mburremi me Korçën e 100 viteve te shkuara, mbas 100 viteve, duhet te mburret me historinë që ne po bëjmë.

 

Zhvillimin ekonomik te zonës kane prioritet edhe demokratet e Valentina Duka shpjegon vizionin e PD per Korçën nëse qytetaret i besojnë votën.

 

Valentina Duka: Po takojmë njerëz, po bëjmë tubime per t’i bindur se nëse mbështetin PD, nëse do te kene mundësi te punësohen, varfëria do te largohet per shkak se ne do te mundohemi te ndërtojmë struktura te mëdha dhe te vogla prodhuese ku do te mbështesim dhe fermerët.

 

Qytetaret e qarkut te Korçës ne 25 qershor do te votojnë per 11 deputetet qe do ti perfaqesojne ata ne parlament ne 4 vitet e ardhshme e per shkak te peshës se ketij qarku, Korça eshte nje prej pikave me te rëndësishme te kësaj gare elektorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *