Zhurma e qytetit të Beratit u mbyll papritur pas orës 13:00,sipas urdhrit të ri të dhënë nga kryeministri Rama. Siç edhe duket në çdo rrugë të qytetit,për herë të parë në këtë shtetrrethim,beratasit i janë bindur urdhrit dhe janë izoluar në banesa,pasi askush nuk qarkulloi më në qytet pas kësaj ore. Mbrëmja e gjeti Beratin në një qetësi totale,ku përveç lehjes së qenve nuk ndihej asnjë zhurmë tjetër. Ky shtetërrethin tejet i domosdoshëm në këtë situatë virale që po kalon vendi dhe kur nuk kishte mënyrë tjetër për të ndërgjegjësuar qytetarët për të qëndruar në shtëpi,e ka vënë në gjumë herët qytetin e Beratit,ku në banesa e pallate janë tē pakta dritat ndezur. Në rrugë janë në qarkullim makinat e policisë dhe forca të shumta policore,që janë shpërndarë edhe brenda çdo lagjeje për të parë respektimin ose jo të izolimit të qytetarëve beratas brenda banesave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *