Komisioni Evropian nuk do të propozojë ndalimin e gazit natyror të lëngshëm rus (LNG) në raundin e fundit të sanksioneve, sepse shtetet e tij anëtare kanë ngritur shqetësime për sigurimin e alternativave, përfshirë Shtetet e Bashkuara, thanë diplomatët evropianë.
“Para së gjithash duhet të siguroni një marrëveshje përndryshe do të jeni pa gaz natyror”, tha një nga diplomatët.
Qershorin e kaluar, Bashkimi Evropian ndaloi transportimin rus të LNG-së në një paketë sanksionesh të vendosura ndaj Rusisë, pasi kjo e fundit nisi në shkurt 2022 pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.
Moska përdori portet e Evropës Veriore për të kryer transferime të LNG-së për në Azi.
Komisioni Evropian nuk ka propozuar masa më të ashpra pas reagimeve të ashpër nga disa anëtarë të BE-së.
BE tha se dimri i ftohtë, pakësimi i rezervave të gazit natyror dhe koha e zgjedhjeve gjermane të 23 shkurtit e frenuan më tej atë propozim.
Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se dëshiron që BE të blejë më shumë LNG nga SHBA dhe do ta vërë në dispozicion.
Nuk është e qartë se kur BE do të jetë në gjendje të sigurojë më shumë LNG nga SHBA, pasi niveli i eksporteve është tashmë në kulmin e tij.
SHBA eksportoi 70% të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Evropë gjatë muajit dhjetor./vizionplus.tv





