BE i ka ofruar Shqipërisë dy helikopterë për të mbështetur operacionet e shuarjes së flakëve.

 

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur ndihmën e dhënë nga Bashkimi Evropian, duke i shprehur mirënjohjen unionit për solidaritetin e treguar në këto momente të vështira për vendin.

 

“I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret. Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike!”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *