E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Avancimi i statusit të Kosovës në NATO, Osmani: Do vazhdojmë të avancojmë drejt anëtarësimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare të NATO’s për avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë.

Ajo ka falënderuar të gjithë anëtarët që kanë votuar pro dhe ka thënë se ky vendim do të garantojë se do të dëgjohet zëri i popullit më pro NATO në gjithë botën.

Reklamë

“NATO është fati i Kosovës, dhe ky vendim do të garantojë se do të dëgjohet zëri i popullit më pro-NATO në gjithë botën. Ne do t’i vazhdojmë përpjekjet tona, bashkë me aleatët, që të avancojmë në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Osmani në “X”.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë