E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rezoluta anti-korrupsion, Basha: PD do të denoncojë çdo përpjekje kundër SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat para fillimit të seancës plenare.

Basha tha se PD e ka hedhur votën pro në luftën kundër korrupsionit dhe do të denoncojë çdo përpjekje kundër SPAK.

“Kjo qeveria ka 11 vite që qeveris ka rekordet më të larta në korrupsion. Qëndrimet e PD-së janë të qarta, në luftën kundër korrupsionit kemi hedhur votën pro. Por PD as nuk do të ngrejë kartonat, as nuk do të bëhet pjesë, e as nuk do të mbështesë, dhe do të denoncojë çdo përpjekje kundër SPAK, i vetmi institucion që do të kryesor që po arrin të godasë korrupsionin qeveritar.

Ky është një akt elektoral në rastin më të mirë, apo një komplot i pisët kundër SPAK në rastin më të keq”, tha Basha. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë