Ditën e sotme parlamenti do të votojë rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Rezoluta u fut në rend dite vetëm me 9 votat e maxhorancës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, edhe pse opozita kërkoi më shumë kohë për debat. Nisma do të diskutohet sot gjatë seancës plaenare e cila filloi në orën 13:00 dhe pritet të zgjasë disa orë.

Mesa duket kjo rezolutë ka rikthyer dhe kreun i qeverisë Edi Rama në Kuvend, i cili kishte munguar për më shumë se tre muaj.

Pritet që kreu i qeverisë të mbajë një fjalë para deputetëve duke prezantuar më me shumë detaje projekt-rezolutën, por ende nuk dihet nëse do të qëndrojë në sallë për të votuar. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *