Subscribe

Me debate të ashpra është zhvilluar mbledhja e KLP ditën e sotme ku po diskutohet për përfundimin e mandatit të kryetarit Alfred Balla.

Komisioni i Posaçëm i Apelimit e përjashtoi për 15 vite nga drejtësia.

Anëtarja Nurihan Sehiti thotë se Balla është kryetar deri në momentin që vendimi futet në fletoren zyrtare.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka zbardhur diskutimet brenda mbledhjes. Sehiti, e cila kundërshton ndërprerjen e mandadit të Ballës ka ngitur tonet ndaj zv.kryetarit Tartar Bazaj dhe anëtarit tjetër Sokol Stojani.

Sehiti parashtroi edhe një kërkesë të Ballës për përjashtimin nga procesi i votimit të zv.kryetarit Tartar Bazaj, duke thënë se është në konflikt interesi, por Stojani thotë se nuk mund të legjitimojnë kërkesat e Ballës, pasi ai është në konflikt interesi dhe për këtë arsye nuk është as në mbledhje.

Sehiti gjithashtu duke iu drejtuar Bazajt tha se kërkon ta shkarkojë Ballën që t’i zërë vendin.

Debatet

Nurihan Sehiti: Po ç’është ky nxitim o zoti Stojani? Kemi ndërkombëtarët që po e udhëheqin këtë reformë. Kemi një vendim që..çfarë nxitimi keni? Pse doni ta shtyni tjetrin dhe ta zëvendësoni në këtë mënyrë duke…kjo është çmenduri. Ka filluar që në Romë. Në Romë u sollët si fashistë, se si të interpretoni në mënyrën më të keqe të mundshme një vendim që u shpall. Lëre tani! Stojani ju nuk ishit fare në Romë. Ju nuk e dini veprimtarinë atje, asnjë veprimtari. Ne kishim vajtur me një mision, nënkryetari ishte në detyrë.

Sehiti-Bazajt: Ka kërkuar Alfred Balla përjashtimin tuaj. Je në konflikt interesi. Ishe nënkryetar dhe dole të merrje kryesimin. Mbaroi kaq e thjeshtë është.

Stojani: Nuk ka asnjë të drejtë zoti Balla të bëjë asnjëlloj kërkese.

Sehiti: Thoni ju! Ne po mblidhemi për ndërprerjen e mandiatit të tij, pra është në detyrë. Gabim ka bërë që iku, të ishte këtu të drejtonte dhe kur të vinte momenti i votimit të dilte jashtë.

Stojani: Ushtrimi i funksioneve bie ndesh me interesat private të tij, quhet konflikt interesi.

Sehiti: Zoti Stojani çfarë ka kaq për të nxituar. Mandatin e ndërpresim ne.

Bazaj: Zonja Sehiti lejojini të flasin dhe mos i ndërprisni!/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *