Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 April 2026
Vizion fokus

A po e injoron qeveria krizën e çmimeve? Civici:...

Biznesi: Krizën e naftës nuk mund ta mbajmë vetëm...

Sulmi me armë në darkën e Trump, autori nuk...

FOTO/ Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i...

Presidenti Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin e diasporës...

Ministri i Jashtëm iranian zhvillon bisedime në Oman, pasi...

U ekzekutua me breshëri plumbash së bashku me gruan,...

Atentati në Lezhë, viktimat burrë e grua, trupat ende...

Ambicia e Braçes për kryeqytetin, deputeti i PS jep...

Të shtëna me armë zjarri në Balldren, dyshohet për...

Tkurret për rreth tetë për qind popullsia në Kosovë krahasuar me vitin 2011

27 Maj 12:22

Agjencia e Statistikave të Kosovës bëri të ditur të hënën se rreth një milionë e 600 mijë banorë kanë marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë, i cili u përmbyll javën që shkoi. Në këtë numër nuk përfshihet diaspora.

“Të dhënat e fundit sa i takon diasporës janë rreth 600 mijë dhe pritjet janë që të rritet edhe më shumë ky numër sepse afati për ta është zgjatur deri me 31 gusht”, tha Avni Kastrati nga ky institucion.

Sipas këtyre të dhënave numri i popullsisë në Kosovë ka rënë rreth tetë për qind, duke qenë se në procesin e fundit të regjistrimit që është zhvilluar para 13 vjetësh, kishin marrë pjesë një milionë e 740 mijë banorë.

Zoti Kastrati tha se procesi i regjistrimit të popullsisë ishte sfidues në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Subjekti më i madh politik i serbëve të Kosovës, që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi – Lista Serbe, që në nisje të këtij procesi i ka bërë thirrje këtij komuniteti që ta bojkotojë regjistrimin e popullsisë.

“Në disa zona komuniteti serb nga aspekti politik u ka bërë një lloj trysnie regjistruesve dhe ne prapë kemi rimarrë regjistrues në shumë zona serbe deri në tri herë kemi trajnuar dhe lëshuar në terren regjistrues. Tek javën e fundit komuniteti serb duke parë që është e nevojshme të regjistrohen është angazhuar”, tha zoti Kastrati.

Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2 mijë euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi. Këtu nuk përfshihen informacionet mbi përkatësinë etnike dhe fetare, të cilat nuk ishin të detyrueshme.

Zoti Kastrati tha se tani fillon periudha e përpunimit, analizimit dhe shpërndarjes së të dhënave ndërsa të dhënat përfundimtare pritet të publikohen në pjesën e parë të muajit korrik.

Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në Kosovë do të ndodhë në vitin 2031. /VOA

Posted Under:
Kosova
Tagged:
Kosova Popullsia

Nga e njëjta kategori

FSK-ja dërgon një ekip në Gazë për vlerësimin e vendit ku do të veprojë ajo si pjesë e misionit paqeruajtës

më shumë...

Kosova në prag të zgjedhjeve të reja pasi partitë i vazhdojnë mospajtimet për presidentin e ri

më shumë...

Kriza për presidentin, LVV fton PDK-në dhe LDK-në të propozojnë 3 emra jopartiakë

më shumë...

Sulmi në Banjskë, dy persona dënohen me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vjet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:37

Sa pak flitet për dinjitetin në punë....

8:11

A po e injoron qeveria krizën e...

7:52

Biznesi: Krizën e naftës nuk mund ta...

7:31

Sulmi me armë në darkën e Trump,...

7:01

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

6:06

FOTO/ Prindër të katër fëmijëve, këta janë...

5:50

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën...

5:31

Presidenti Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin...

5:09

Ministri i Jashtëm iranian zhvillon bisedime në...

4:21

“Po fiksojmë çdo provë”, drejtori i Policisë...

4:13

Atentati në Lezhë, reagon policia, viktimat burrë...

3:52

U ekzekutua me breshëri plumbash së bashku...

3:38

Atentati në Lezhë, viktimat burrë e grua,...

3:29

Sytë, më të prekurit nga alergjia, mjekët:...

3:24

Rritet kërkesa për prona në bregdet, ekspertët:...

3:20

Shkollat, “treg” për trafikantët: Duan të krijojnë...

3:01

Ambicia e Braçes për kryeqytetin, deputeti i...

2:56

Të shtëna me armë zjarri në Balldren,...

2:27

Festivali Kombëtar i Shkencës, çmimin e parë...

2:21

Shtohen rastet e mashtrimeve online, policia: Qytetarët...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkësh...
  • U ekzekutua me breshëri plumbash së bashku me gruan, ky ësht...
  • Bashkëshorti iu vra nga një sulm 7 muaj më parë, Erica Kirk...
  • Atentati në Lezhë, reagon policia, viktimat burrë e grua, 39...
  • Moza për herë të parë në sfidë dhe del e para! Kush janë dy...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.