Subscribe

Ditën e sotme parlamenti do të votojë rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Rezoluta u fut në rend dite vetëm me 9 votat e maxhorancës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, edhe pse opozita kërkoi më shumë kohë për debat. Nisma do të diskutohet sot gjatë seancës plaenare e cila filloi në orën 13:00 dhe pritet të zgjasë disa orë.

Bledi Çuçi, kreu i Grupit Parlamentar të PS ka bërë prezantimin e rezolutës në seancën plenare.

Çuçi: Reforma në Drejtësi që kjo mazhorancë jetësoi është padyshim akti historik më i guximshëm i një force politike në funksion të të bërit Shqipërinë një shtet real. Gjithçka e kemi bërë për fuqizimin e përpjekjes antikorrupsion. Sot drejtësia vepron mbi pushtetin. SPAK nuk është dhe nuk mund të jetë instrumenti i vetëm në çrrënjosjen e këtij korrupsioni. Lufta jonë kundër korrupsionit është shtet-bërja përmes sistemeve që mbrojnë qytetarin, paranë publike, biznensin nga korrupsioni. Në luftën kundër korrupsionit shteti ka fituar shumë terren të humbur.

Çuçi tha se është e vërtetë që korrupsioni nuk është zmbrapsur dri aty ku nuk mund të quhet një kërcënim për Shqipërinë.

Lufta kundërr korrupsionit në këtë fazë të re që ndodhet Shqipëria duhet luftuar.

Çuçi: Ne duhet të angazhohemi sot për ngritjen e një vale të re reformimi institucional me përfshirjen e të treja pusteteve të pavarura kushtetuese. Të gjithë duhet ta dinë se në BE nuk do të imtegrohet qeveria, në BE do të integrohet shteti i tërë shqiptar së bashku me legjislacionin./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *