Subscribe

Përjashtimi për 1 dekadë e gjysmë i Alfred Ballës nga sistemi gjyqësor shkaktoi debate të ashpra mes anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët u ndanë në bindjen nëse ai do duhet të drejtojë apo jo qeverinë e prokurorisë.

Njëra nga anëtaret, Nurihan Seiti, që vjen nga radhët e shoqërisë civile, sikundër edhe vetë Alfred Balla, këmbënguli me forcë se shkarkimi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk nënkupton edhe largimin e tij nga puna si kryetar i KLP, madje mendimet e kundërta ajo i interpretoi si fashiste.

Lexo edhe :

Related Posts

Debati në fakt, e ka zanafillën në Romë, vend ku ndodheshin një pjesë e anëtarëve në momentin e shpalljes së vendimit të Kolegjit.

“Po ç’është ky nxitim o zoti Stojani? Kemi ndërkombëtarët që po e udhëheqin këtë reformë. Kemi një vendim që..çfarë nxitimi keni? Pse doni ta shtyni tjetrin dhe ta zëvendësoni në këtë mënyrë duke… kjo është çmenduri. Ka filluar që në Romë. Në Romë u sollët si fashistë, se si të interpretoni në mënyrën më të keqe të mundshme një vendim që u shpall. Lëre tani! Stojani ju nuk ishit fare në Romë. Ju nuk e dini veprimtarinë atje, asnjë veprimtari. Ne kishim vajtur me një mision, nënkryetari ishte në detyrë”, tha anëtarja e KLP, Nurihan Seiti.

Me tone të larta, Seiti iu drejtua nënkryetarit Tartar Bazaj, duke I thënë se ishte në konflikt interesi.

“Ka kërkuar Alfred Balla përjashtimin tuaj. Je në konflikt interesi. Ishe nënkryetar dhe dole të merrje kryesimin. Mbaroi kaq e thjeshtë është”, tha Seiti.

“Nuk ka asnjë të drejtë zoti Balla të bëjë asnjëlloj kërkese”, u shpreh Stojani.

“Ju deklaroj se nuk do të kandidoj për kryetar. Unë kam dy zyra ligjore dhe nuk ma ndjen fare. Publikisht po ju bëj thirrje, zonja Seiti, jo pa leje”, tha Tartar Bazaj.

Vetë Balla, nuk ishte i pranishëm në mbledhje por pretendimet e tij i bëri të ditura përmes një email-i.

“Unë jam anëtar i KLP-së i zgjedhur nga Kuvendi prej përfaqësuesve të shoqërisë civile shqiptare…Nga interpretimi i nenit 149/b të Kushtetutës nuk del e qartë se, në lidhje me vazhdimin e qëndrimit në detyrë, tashmë duhet të shprehet ky Këshill, apo organi i emërtesës sime që është Kuvendi i Shqipërisë, apo Gjykata Kushtetuese?”, tha Balla.

Kronologjia e Alfred Ballës në vetting zë fill jo me pozicionin si kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë. Ndonëse Balla nuk është magjistrat, ai do duhej t’u nënshtrohej filtrave të vetting-ut, pasi ligji e parashikon diçka të tillë. Mirëpo, shkalla e parë e rivlerësimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi që ish- drejtuesin e lartë as të mos e heqë nga sistemi e as të mos e konfirmojë atë, duke ndërprerë kështu gjithë procesin ndaj tij. Vendimmarrjen, KPK e argumentoi me faktin se Alfred Balla u shkarkua nga posti i këshilltarit ligjor, çka e bëri atë në një mënyrë “imun” nga filtri i vetting-ut. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *