Rreth 320 trupa dhe mbi 100 mjete të batalionit të II të këmbësorisë, testuan kapacitetet dislokuese duke u zhvendosur brenda ditës nga Zall – Herri në Arshi Lengo të Gjirokastrës.

 

Ministra Olta Xhaçka ka shpërndarë në Facebook, një video të zhvendosjes së trupave duke theksuar se B2k është pjesë e rezervës operacionale të KFOR-it dhe se duhet të jetë gati për t’u dislokuar dhe marrë pjesë në operacione brenda 2-3 ditëve nga moment që I kërkohet.

 

Ministrja ka shprehur gjithashtu mirënjohje për strukturat ndihmëse, Komandën Mbështetëse dhe Policinë Ushtareake, të cilat sipas saj ia lehtësuan dislokimin vajzave dhe djemëve të B2k.

 

“Shqiponja 19-02. Rreth 320 trupa dhe mbi 100 mjete të batalionit të II të këmbësorisë, testuan kapacitetet dislokuese duke u zhvendosur brenda ditës nga Zall – Herri në Arshi Lengo të Gjirokastrës. B2k është pjesë e rezervës operacionale të KFOR-it dhe duhet të jetë gati për t’u dislokuar dhe marrë pjesë në operacione brenda 2-3 ditëve nga momenti që i kërkohet. Mirënjohje për strukturat ndihmëse, Komandën Mbështetëse dhe Policinë Ushtarake, të cilat ia lehtësuan dislokimin vajzave dhe djemve të b2k. #Shqiponja1902”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *