Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u zotua se vendimi i parë që do të marrë kur të vijë në qeveri është ndihma për familjet në nevojë dhe biznesin.

 

Këtë të hënë ai u takua me përfaqësues të biznesit të vogël e të mesëm, takim ku nuk munguan akuzat ndaj qeverisë.

 

Basha u shpreh se çdo gjë do të ndryshojë nëse në 25 prill votëbesohet opozita.

 

“Ka nevojë për një qeveri të re, për një qeveri që të punojë për njerëzit. Të mos rrijë në Facebook e Instagram. Të bëhemi të gjithë bashkë për të ndryshuar këtë realitet. Bëhemi bashkë dhe ta kalojmë këtë të keqe bashkë. Jemi vendi me ndihmën ekonomike më të vogël. Shumë shqiptarë jetojnë në kufijtë e varfërisë. Edhe biznesi ka nevojë për ndihmë, të paguhen rrogat e punonjësve, mund të jepen kredi të lehta. Duhet një qeveri që mendon për njerëzit, të japë të paktën atë ndihmë ekonomike që japin Kosova e Maqedonia e Veriut. Kriza është rënduar më shumë, duhet të ndalet çdo shpenzim tjetër dhe lekët të shkojnë për njerëzit. Të gjejmë forcën të bashkohemi dhe të ndryshojmë sepse kështu nuk vazhdohet më.  Vendimi i parë që do të marirm është të ndihmojmë familjet në nevojë dhe sipërmarrjen. Ju garantoj që do të keni një qeveri që do të bëjë detyrën e vet. Do t’ju ndihmojmë ju dhe çdo familje në nevojë. Do të keni një qeveri që do të jetë në krahun tuaj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *