Subscribe

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka shkuar në Ishëm të Durrësit, për të dëgjuar problemet me të cilat përballen banorët që humbën shtëpitë si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

 

Përballë shqetësimit të familjeve që ende jetojnë në çadër, Basha ka premtuar se pas 25 prillit asnjë qytetar nuk do të mbesë pa shtëpi.

 

“Pas 25 prillit ju do merrni parate qe u ngrit gjithe bota e i dha, dhe qe sot po vidhen. Po ti veme fre vjedhjes ka para per ju, une kam ardhur sot te zotohem qe parate pas 25 prillit do te vijne tek ju e do te keni shtepite tuaja”, deklaroi Basha.

 

Banorët e Ishmit i kanë përcjellë liderit të opozitës edhe shqetësimin se janë diskriminuar nga pushteti lokal për shkak të bindjeve politike.

“Na thanë ti ke qenë në miting të PD, ti s’ke votuar per PS, nuk na dhanë çadër. Pas 5 muajsh, të jesh i bindur se do të të japim atë që meriton, shtëpine e re.”

 

Basha ka akuzuar qeverinë se po abuzon me ndihmat që partnerët ndërkombëtarë kanë sjellë për Shqipërinë, e për këtë arsye qytetarët kanë mbetur pa mbështetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *