Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin që po zhvillon këtë të martë me mjekët e familjes u shpreh se ka informacione për dhjetëra raste me COVID të padeklaruara nga autoritetet shëndetësore.

Sipas tij, numri i vdekjeve është më i lartë nga sa është raportuar.

“Dje, kam kontaktuar me të sëmurë që kërkonin mbështetje për gjendjen ku ishin. Kam informacione për dhjetëra raste të paraportuara nga autoritetet. Numri i fataliteteve shumë më i lartë se ai i raportuar. Dje mbi një orë e gjysmë kam qenë në telefon me të sëmurë dhe familjarë që kërkon mbështetje. Më thonë që një pjesë i detyroni që t’i coni për të bërë skanerin, nëse i çoni për të bërë skanerin të QSUT, ca do të thotë kjo a bëhet skaneri për këdo që ka simptoma”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *