Lideri i opozitës Lulzim Basha ka takuar qytetarët e Fierit dhe së bashku me ekipin  e PD u ka premtuar një politikë ndryshe nëse PD fiton zgjedhjet në 25 prill.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Era e ndryshimit po fryn kudo në Shqipëri dhe e shoh në sytë e mbarë shqiptarëve, e dëgjoj në zërin tuaj, e dëgjoj me brohoritjet e fierakëve dhe lushnjarëve, e prek tek entuziazmi i rinisë.”

 

Basha ka takuar sipërmarrës të këtij qyteti duke u shpjeguar se PD synon që të ulë taksat, çmimin e energjisë dhe të naftës për t’i dhënë frymëmarrje bizneseve.

 

“Në ekonomi biznesi i vogël, sipërmarrja e vogël është shtylla kurrizore, është 95% e biznesit shqiptarë. Dhe plani ynë do bëjë në radhë të parë stabilizimin e gjendjes që mos të detyroheni të mbyllni qepenat apo të zhyteni në barxhe të tilla që e kanë të pa mundur për ta marrë veten. Dhe së dyti pastaj për t’i vënë të gjithë ingranazhet në lëvizje dhe këtë do ta ndiejnë të gjithë, do ta ndiej biznesi i vogël, do ta ndiejnë të punësuarit, do ta ndiejnë  familjet, do ta ndiej prodhimi, fermeri, të gjithë.”

 

Me pas Basha shkoi në Ballsh ku zhvilloi një takim me naftëtarët. Nga Ballshi, Basha premtoi se do t’i japë fund abuzimeve me naftën, duke premtuar se cdo zyrtar që do të menaxhojë nesër do t’i nënshtrohet kontrolleve më të rrepta.

 

“Dhe dua kur të vij herën tjetër ta shoh atë portë e t’ju shoh në sy, t’ju shoh së pari me këtë garanci të bërë realitet me zyrtarë shqiptarë të cilët e dinë se do të vëzhgohen çdo sekondë të veprimtarisë së tyre, do të jenë realisht në një vetting të pandërprerë të jetës së tyre politike, zyrtare dhe private, për faktin e thjeshtë sepse do të kenë në dorë një pasuri që vetëm është abuzuar. Natyrisht përgjegjsinë dhe garancinë për këtë e marr unë sot përsipër, me ndihmën e përfaqsuesve tuaj të ardhshëm, me ndihmën e Enkelejd Alibeajt, me ndihmën e Agron Kapllanajt, me ndihmën e sindikatës, por përgjegjsia është dhe do të jetë e imja. Nuk mundet që të fshihesh dhe të thuash është mardhënie privat privat siç bëri ai që erdhi para jush me premtime të mëdha dhe në fakt vetëm e përkeqsoi dramën e madhe të hajdutërisë, të vjedhjes, të abuzimit dhe të shpërdorimit të pasurisë së kësaj toke në kurrizin e naftëtarëve. Jo!”. 

 

Në Patos Basha takoi nëna që i kanë fëmijët në emigracion, të cilave u shpjegoi se rruga për t’i kthyer të rinjtë në Shqipëri është hapja e vendeve të reja të punës.

 

“Nё Europa kërkohen sot afro 500 mijë programues, ata janë gati tё paguajnë rroga, paga tё cilat nisin nё nivelin e pagesë sё njё deputeti nё Shqipëri dhe shkojnë deri nё 2000, 2500 e deri nё 3000 euro. Por qё tё ndodh kjo duhet qё qeveria tё bёjё dy gjera: e para e punës tё krijoj kushte qё investitorët tё vijnë këtu; dhe e dyta tё trajnoj rininë shqiptare qё tё jetë e gatshme pёr tu punësuar nё këto lloj punësh apo nё punë tё ngjashme me këtu.”

 

Përgjatë të gjithë takimeve në Qarkun e Fierit, lideri i opozitës Basha takoi edhe qytetarët e Patosit të cilëve u bëri thirrje të dalin masivisht për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *