Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë këtë të hënë në Asamblenë Politike të Partive Popullore Europiane, që zhvillonte punimet online.

 

Teksa u ndal tek situata shëndetësore në vend si pasojë e përhapjes së koronavirusit, kreu i demokratëve tha gjatë fjalës së tij se Shqipëria vuan dhe mungesën e stafeve mjekësore, duke theksuar se ka numrin më të ulët të mjekëve dhe infermierëve për banor.

 

“Shqipëria ndodhet sot në krizë të thellë ekonomike, papunësia është rritur dhe shumica dërrmuese e qytetarëve nuk e perballojnë dot blerjen e medikamenteve anti-COVID, të cilat fatkeqësisht në Shqipëri, janë me çmime më të larta se në çdo vend tjetër.”

 

Basha ka kërkuar ndihmën e vendeve anëtare të BE, që janë pjesë e PPE, për të asistuar Shqipërinë me furnizimin me vaksina kundër COVID-19.

 

“Ndihma e vendeve tuaja me vaksina anti-COVID, në çfarëdo sasie që të jetë, është mëse e mirëpritur, dhe ne do t’ju jemi gjithmonë mirënjohës. Vendi im dhe qytetarët e mi, jane në një situatë tejet të vështirë, e cila sa vjen dhe po përkeqësohet. Prandaj, ju lutem na ndihmoni në këto kohë tejet të vështira.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *