Kreu demokrat, Lulzim Basha pas dorëzimit të mandateve deklaroi se opozita nuk do të ndalet deri në rrëzimin e qeverisë.

 

Nga selia e PD, Basha tha se opozita i vuri kyçin Parlamentit të krimit dhe se duke filluar nga sot ata janë qytetarë të thjeshtë.

 

Basha theksoi se opozita është në krah të qytetarëve dhe nuk do të ndalet në rrugën e saj kundër qeverisë, ndersa nuk munguan thirrjet: “E duam Shqiperine si gjithe Europa” dhe “Liri Demokraci”.

 

Kreu i PD lajmeroi nisjen e nje turi takimesh dhe protestash ne te gjithe vendin per ti dhene sipas tij, shkelmin e fundit “Maduros te Ballkanit”.

 

Ndërkohë kreu demokrat, në fjalës së tij nis të këndojë himbin bashkë me protestuesit.

 

Teksa u nda me simpatizantët e PD, ai bëri shenjën e shqiponjës dhe u përlot.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *