Pas një humbje të dukshme në të 6 bashkitë e vendit, kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë sot para mediave.

 

Ai nuk ka folur aspak për zgjedhjet dhe humbjen e kandidatëve të tij, por ka zhvilluar një takim me mësues dhe pedagogë. Basha nuk bëri asnjë lloj reagimi lidhur me rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve ndërsa vijoi bashkëbisedimin me mësuesit.

 

Kujtojmë se në 6 bashkitë ku u zhvilluan dje zgjedhjet, kandidatët e Bashës nuk kryesojnë në asnjërën prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *