Subscribe

Me rastin e 8 Marsit, kreu i demokratëve, Lulzim Basha u takua me 10 zonja, përfaqësues të fushave të ndryshme, të cilat ishin mbledhur për te festuar.

Siç duket edhe nga pamjet, Basha shkoi dhe iu bashkua në restorantin ku ato po drekonin dhe u dhuroi lule.

“Është vërtet e mrekullueshme që po takohem me ju sot. Ju kam sjellë lule për të nderuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas”, u shpreh Basha ndërsa ndau buqeta me lule për zonjat.

Basha tha mes të tjerash se Shqipëria është e fortë nëse gratë janë të forta.

“Ju, gratë e Shqipërisë jeni fuqia e vendit tonë. Pa gra të forta, nuk ka Shqipëri të fortë. Me gra të forta Shqipëria mund të përballet me çdo sfidë dhe ne kemi plot sfida para nesh. Luftën kundër dhunës ndaj grave e vajzave dhe mposhtjen e stereotipave gjinorë. Mbështetjen dhe fuqizimin ekonomik të grave, duke u mundësuar të drejta të barabarta në tregun e punës, përfshirë këtu edhe barazinë e pagave mes burrave e grave dhe luftën ndaj diskriminimit për faktin se janë gra, duke mos u shpërblyer, duke ua vështirësuar rrugën e duke mos i motivuar, edhe pse kanë të njëjtin profesion dhe bëjnë të njëjtën punë.”

Basha ftoi gjithë gratë, ashtu si gjithë shqiptarët, të bashkohen për të sjellë ndryshimin.

“Së bashku do t’i sjellim ndryshimin Shqipërisë. Një ndryshim që shqiptarët e presin prej kohësh. Ndryshimin që na duhet për të arritur suksese pas 8 vitesh, në të cilat Shqipëria ka mbetur në vend numëro në të gjitha drejtimet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *