Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi premtoi këtë të hënë se stazhet për studentët do të paguhen kur opozita të vijë në pushtet.

 

Gjatë një takimi me studentët në Elbasan, Bardhi deklaroi se të rinjtë nuk duhet të largohen, por të marrin në dorë ndryshimin.

 

“Ne do të ofrojmë mijëra stazhe me pagesë çdo vit, që janë paradhoma e sigurtë drejt punësimit. Do të investojmë në teknologji e laboratore e do të stimulojmë sipërmarrjet e reja. Elbasani nuk ka të neserme nëse studentët mbijetojnë çdo ditë, drobiten dhe humbin shpresën. Ne do t’i shohim si potencialin më të madh për zhvillim, për daljen nga qendrimi vendnumëro. Ju keni në dorë të ardhmen tuaj në 24 Prill dhe të ardhmen e Shqipërisë duke votuar ndryshimin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *